Krye-negociuesi iranian Saeed Jalili tha të mërkurën se Irani dhe Bashkimi Eruopian ranë dakord të mbajnë një raund të ri bisedimesh për programin bërthamor.
Jalili e bëri deklaratën e tij gjatë një konference për shtyp pasi më herët takoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Catherine Ashton në Stamboll të martën.
Zyrtari iranian tha se koha për takimin e radhës do të caktohet pasi Ashton të raportojë përpara pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë.
Një zyrtar iranian i tha Xinhua-së se do të duhet të paktën një muaj përpara raundit të ri të bisedimeve. (Leftion Peristeri)