Athina po lëshon sinjale pozitive për ndërtimin e gazsjellësit TAP, që kalon nëpër Greqi dhe më pas në Shqipëri. Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos, duke folur në parlament, tha se ndërtimi i këtij gazsjellësi do t'i kthejë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në strategjike.
Ndërtimi i një gazsjellësi që përshkon Europën Lindore, nis nga Azerbajxhani, ndërsa kërkon bashkëpunimin e vendeve përkatëse për të investuar në ndërtimin e tij.
Shqipëria dhe Greqia duhet të investojnë bashkërisht për ndërtimin e gazsjellësit TAP, por ky bashkëpunim është vënë në rrezik për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve.
Deklarata e ministrit Avramopulos, është një sinjal pozitiv se Athina nuk do ta kushtëzojë ndërtimin e gazsjellësit me marrëveshjen e kufijve detarë më Shqipërinë. (Leftion Peristeri)