PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ishujt Diaoyu, Kina e vendosur për mbrojtjen e sovranitetit territorial
2012-09-18 16:21:34 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë bisedimeve me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Leon Panetta, ministri kinez i Mbrojtjes Liang Guanglie u shpreh të martën se vendosmëria dhe vullneti i qeverisë kineze për mbrojtjen e sovranitetit territorial të ishujve Diaoyu është i patundur. Kina kundërshton me vendosmëri faktin që pala amerikane ka shpallur se "Traktati i Sigurisë SHBA-Japoni" përshtatet me ishujt Diaoyu. Ai shtoi se pala amerikane duhet të niset nga gjendja e përgjithshme e paqes dhe stabilitetit të rajonit dhe Kina shpreson se SHBA-ja nuk do të ndërhyjë ndaj problemit të ishujve Diaoyu.

"Ishujt Diaoyu janë territor i pandashëm i Kinës që nga lashtësia dhe për ta vërtetuar këtë ne kemi bazë të mjaftueshme historike dhe ligjore. Qeveria dhe populli kinez kundërshtojnë me vendosmëri "blerjen e ishujve Diaoyu" nga Japonia. Ne shpresojmë se qeveria japoneze do ta korrigjojë këtë lëvizje të gabuar. Nga ana tjetër, ne shpresojmë se kjo çështje do të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe rrugëve paqësore. (Du/Albana)

 

 

Rubrika:Ishujt Diaoyu

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China