Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Yukiya Amano u shpreh më 17 shtator në Vjenë se, megjithëse nuk është arritur progres, bisedimet me Teheranin lidhur me problemin bërthamor iranian do të vazhdojnë. Z. Amano i bëri thirrje Iranit të bashkëpunojë më aktivisht me Agjencinë, pasi vetëm kështu, sipas tij, të dyja palët mund të fillojnë zgjidhjen sa më parë të problemit.
Nga ana e tij, kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Fereydoun Abbasi Davani shprehu në një mbledhje dyshimet lidhur me qëllimin e disa vendeve perëndimore për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit. Ai vuri në dukje se IAEA-ja manipulohet në prapaskenë nga terroristët e sabotatorët dhe duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet dhe sulmet e ndodhura kohët e fundit ndaj instalimeve bërthamore iraniane. (Vera/Artani)