PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson se SHBA-ja nuk do të ndërhyjë në problemin e ishujve Diaoyu
2012-09-17 20:50:52 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hong Lei, u shpreh të hënën në Pekin se Kina shpreson se SHBA-ja nuk do të mbajë qëndrim për mosmarrëveshjet mbi ishujt Diaoyu.

Në një konferencë shtypi të organizuar po atë ditë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, i cili sapo ka mbërritur për një vizitë zyrtare 4-ditore në Kinë, Leon Panetta, u shpreh se është i shqetësuar për mosmarrëveshjet territoriale.

Kohë më parë një funksionar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes bëri të ditur se në fokus të vizitës së Panettës në Azi do të jenë edhe diskutimet rreth mosmarrëveshjeve mbi ishujt Diaoyu.

Lidhur me këtë Hong Lei tha se pala kineze e ka theksuar disa herë qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje dhe shpreson se palët e treta do të respektojnë vendosmërinë e saj dhe nuk do të ndërhyjnë për këtë problem. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China