Departamenti i Administrimit të Peshkimit i Kinës do të menaxhojë dhe do të ofrojë shërbime për peshkimin në ujërat pranë ishujve Diaoyu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hong Lei, i bëri komentet gjatë një konference të rregullt shtypi pasditen e të hënës.
"Ishulli Diaoyu dhe ishujt përreth tij janë pjesë e territorit kinez që nga lashtësia. Ishujt Diaoyu janë nën juridiksionin e Kinës dhe kanë qenë tradicionalisht zonë peshkimi për peshkatarët kinezë," u shpreh Hong Lei. (Albana)