Panairi do të zhvillohet në qytetin Nanning të rajonit autonom Guangxi-Zhuang.
Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi të dielën se nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe liderë të vendeve të ASEAN-it do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes dhe aktivitete të rëndësishme.
Panairi pritet të jetë vend takimi i liderëve të rajonit, ku konfirmohet edhe pjesëmarrja e kryeministrit të Vietnamit Nguyen Tan Dung dhe liderë të tjerë. (Vera/Leftion Peristeri)