Në ditën kombëtare të popullarizimit të shkencës, nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping apeloi për më shumë vëmendje tek siguria ushqimore.
Deklaratat e numrit dy të shtetit erdhën gjatë një aktiviteti në Universitetin Bujqësor të Kinës me rastin e ditës së popullarizimit të shkencës.
Xi Jinping theksoi se duhet të përhapen njohuritë shkencore, duke frenuar ngjarje kriminale që mund të cënojnë sigurinë ushqimore.
Dita e popullarizimit të Shkencës, këtë viti u zhvillua nën moton "Ruajtja e burimeve energjetike, mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit".
Në mbarë Kinën pritet të zhvillohen mbi 5200 aktivitete kurse tema Pekinit është: "Ushqimi dhe shëndeti". (Leftion Peristeri)