Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Li Baodong, u takua të enjten me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-mun, ku i ka dorëzuar hartën detare mbi ishujt Diaoyu dhe ujërat përkatëse.
Ky është një veprim tjetër i rëndësishëm që qeveria kineze shpalli sovranitetin e saj mbi ishujt Diaoyu dhe ujërat përkatëse, pas 10 shtatorit, kur Kina publikoi "Mënyrat e përcaktimit dhe të ruajtjes së sferës së mbrojtjes së pikave të bazës së rilevimit të ujërave territoriale".
Kështu, Kina ka zbatuar të gjitha detyrat e përfshira në Konventën e OKB-së për Ligjin e Detit, duke kryer të gjitha procedurat ligjore mbi pikat e bazës së rivelimit të ujërave territoriale.
Li Baodong theksoi gjatë takimit se qysh nga lashtësia, ishujt Diaoyu janë pjesë e territorit të Kinës dhe se populli dhe qeveria kineze kanë vullnetin si dhe aftësinë e plotë të mbrojë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit.(Jiang Lei/Albana)