PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, fillon parashikimi i motit mbi ishujt Diaoyu
2012-09-12 09:36:10 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 11 shtatori, Qendra Meteorologjike e Kinës filloi të publikojë nëpërmjet televizionit kombëtar (CCTV) parashikimet e motit mbi ishujt Diaoyu dhe ujërat rreth tyre. Ndërsa në kanalin e Lajmeve të CCTV-së, Drejtoria Kombëtare Oqeanike e Kinës do të publikojë parashikimet e mjedisit oqeanik rreth ishujve Diaoyu.

Ishulli Diaoyu dhe ishujt rreth tij që nga lashtësia janë pjesë të territorit kinez. Kështu, parashikimi i motit dhe mjedisit oqeanik në këtë zonë është detyrë e rëndësishme e këtyre institucioneve.

Ndërkohë, parashikimet e tilla kanë rëndësi të madhe për garantimin e sigurisë së peshkatarëve dhe anijeve të peshkimit, pasi në ujërat përkatëse shpeshherë ndodhin fatkeqësi të ndryshme oqeanike.

Më herët, parashikimet oqeanike të Kinës ishin mbi vetëm gjendjen e përgjithshme në ujërat e Detit të Kinës Lindore. Që nga 11 shtatori, të gjitha parashikimet do të bëhen në mënyrë më të hollësishme dhe do të jepen të dhënat e sakta mbi këtë zonë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China