Kryeministri kinez Wen Jiabao drejtoi të mërkurën mbledhjen e përhershme të Këshillit të Shtetit për të diskutuar lidhur me masat dhe politikat për nxitjen e rritjes së qëndrueshme të tregtisë së jashtme.
Në këtë mbledhje u përcaktuan tetë masa për të mbështetur zhvillimin e tregtisë së jashtme, që përfshijnë nxitjen e bankave tregtare për t'u dhënë kredi firmave të eksportit që përmbushin kushtet, trajtimin siç duhet të fërkimeve tregtare dhe mbrojtjen e të drejtave të ligjshme të eksportuesve etj. (Du/Artani)