Bashkatdhetarët në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit kanë shprehur zemëratën dhe kundërshtimin e tyre të fortë ndaj blerjes nga qeveria japoneze të ishujve Diaoyu dhe ishujve të vegjël përreth tyre.
Zëdhënësja e Zyrës për Çështjet e Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës Fan Liqing i tha shtypit se pjesa kontinentale e Kinës dhe Tajvani do të bashkohen për të ruajtur sovranitetin kombëtar.
Më parë, lideri i Tajvanit Ma Ying Jeou u shpreh se ai po e vëzhgon nga afër situatën lidhur me ishujt Diaoyu dhe se autoritetet e Tajvanit do të ndërmarrin veprimet e duhura për trajtimin e kësaj situate. (Artani)