PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Japonia nënshkruan "blerjen e ishujve" mes protestave të forta të Kinës
2012-09-11 16:24:29 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria japoneze vazhdoi qëllimisht aksionin e "blerjes" së ishujve kinezë Diaoyu të martën, pavarësisht paralajmërimeve të forta të liderëve kinezë.

Të martën qeveria japoneze firmosi kontratën me familjen Kurihara, të cilën pala japoneze e konsideron si "pronarin privat" të ishujve Diaoyu, transmetoi televizioni NHK.

Firmosja e kontratës vjen menjëherë pasi kabineti japonez vendosi më herët të akordojë fondet për "blerjen" e ishujve, raportuan mediat vendore.

Sekretari i kabinetit japonez Osamu Fujimura njoftoi të hënën arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me familjen Kurihara për blerjen e pesë ishujve të pabanuar.

Blerja do t'i kushtojë qeverisë japoneze 2.05 miliardë jen (afro 26.15 milionë U.S.D).

Për të treguar sovranitetin e padiskutueshëm të Kinës mbi ishujt, Roja Bregdetare (CMS) dërgoi anije të martën në mëngjes.

Roja Bregdetare hartoi një plan masash për ruajtjen e sovranitetit dhe marrjen e veprimeve sipas zhvillimit të situatës, thanë burime nga Roja.

Të hënë, Ministria e Jashtme e Kinës, sfidoi veprimin e pamatur të Japonisë mbi ishujt Diaoyu. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei tha se Kina e kundërshton me vendosmëri lëvizjen e fundit të Japonisë.

Njëherësh, ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi thirri me urgjencë ambasadorin japonez në Pekin Uichiro Niwa për një takim si edhe për t'i paraqitur një notë protestë kundër veprimit të paligjshëm të Japonisë për "blerjen" e ishujve.

Yang tha se ishujt Diaoyu dhe ishujt e tjerë përreth kanë qenë vazhdimisht territor i Kinës që nga lashtësia, mbështetur nga dëshmi historike dhe ligjore. I ashtuquajturi veprim i qeverisë japoneze për "blerjen" e ishujve dhe veprimet e tjera të njëanshme janë të paligjshme dhe të pavlefshme.

Kina i kërkoi Japonisë të tërhiqet nga vendimet e gabuara dhe njëkohësisht të ndalojë të gjitha përpjekjet që cenojnë sovranitetin territorial të saj. Në të kundërt, të gjitha pasojat duhet të merren parasysh nga Japonia, tha Yang.

Si kundërpërgjigje, qeveria kineze njoftoi kufijtë e ujërave territoriale të cila janë në përputhje me ligjin e Kinës mbi detet dhe zonat territoriale të miratuar në vitin 1992.

Po të hënën, kryeministri kinez Wen Jiabao tha se ishujt Diaoyu janë pjesë e pamohueshme e territorit kinez, ndërsa shtoi se Kina "nuk do të bëjë asnjë lëshim" rreth çështjes së sovranitetit territorial.

Wen e bëri deklaratën e tij gjatë përurimit të statujës së ish-liderit kinez Zhou Enlai dhe Chen Yi në Universitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pekin.

"Qeveria dhe populli kinez i gëzohen sovranitetit dhe dinjitetit të tyre kombëtar, të fituar me shumë mund, më shumë se çdokush tjetër", u tha kryeministri Wen studentëve, duke theksuar se Kina ka ruajtur një profil të fortë e të palëkundur edhe në situata ekstremisht të vështira.

Përveç kësaj, gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit iranian Ali Larijani në Teheran të hënën, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Wu Bangguo përsëriti qëndrimin e Kinës mbi këtë çështje.

Protestat e ashpra nga lidershipi i lartë i Kinës vijnë pas bisedimeve ballë për ballë të kryetarit të Shtetit të Kinës Hu Jintao me kryeministrin e Japonisë Yoshihiko Noda të dielën në prag të mbylljes së takimit vjetor të udhëheqësve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEK) në Vladivostok të Rusisë.

Udhëheqësi i lartë kinez vuri në dukje se marrëdhëniet kino-japoneze, kohët e fundit kanë pasur një sërë ulje-ngritjesh për problemin e ishujve Diaoyu, duke shtuar se çfarëdo mënyre që do të përdorë Japonia për të ashtuquajturën "blerje" është e paligjshme dhe nuk ka fuqi ligjore dhe Kina e kundërshton me vendosmëri një gjë të tillë.

Kryetari Hu u shpreh se Japonia duhet të peshojë situatën dhe të mos marrë vendime të nxituara. Ai e nxiti Japoninë që së bashku me palën kineze të ruajnë zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe..

Ishujt Diaoyu, në Detin e Kinës Lindore midis Kinës dhe Japonisë janë territor i pandashëm i Kinës që nga lashtësia. Për shekuj me radhë peshkatarët nga Tajvani dhe provinca Fujian e Kinës kanë peshkuar dhe mbledhur bimëve mjekësore në këta ishuj.

Ishujt us hfaqën në hartat e Kinës gjatë Dinastisë Ming (1368-1644). Ka gjithashtu shënime rreth ishujve gjatë sundimit të Yong Le (1403 to 1424) të Dinastisë Ming, mbi 400 vjet para se Japonia të pretendonte zbulimin e tyre në vitin 1884. (Leftion Peristeri/Albana Aliaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China