PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
APEK, vlerësohet fjalimi i Hu Jintao-s
2012-09-11 10:59:32 CRI Komenti juaj Printoni

Më datat 8 dhe 9 shtator, u zhvillua në Vlladivostok të Rusisë takimi i 20-të jozyrtar i liderëve të APEK-ut. Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao ishte i pranishëm, ku mbajti edhe një fjalim lidhur me garantimin e ushqimit dhe për rritjen e bashkëpunimit në fusha të tjera prioritare. Lidhur me fjalimin e kryetarit Hu Jintao dhe për arritjet në këtë takim, komuniteti ndërkombëtar ka reaguar pozitivisht.

E përditshmja ruse "Kommiersant" vuri në dukje në një artikull se ky takim pati një sukses të habitshëm për Rusinë. Në prag të këtij takimi, Rusia u anëtarësua zyrtarisht në OBT. Ndërkohë, udhëheqësit rusë patën takime të frytshme me liderët e vendeve të tjera të mëdha në Rajonin e Azi-Paqësorit, duke arritur konsensus në shumë çështje.

Agjencia koreanojugore e Lajmeve "Newsis" raportoi se fjalët e kryetarit Hu dëshmuan se Kina do të shtojë bashkëpunimin me vendet anëtare të APEK-ut dhe do të vazhdojë të rregullojë strukturën ekonomike, për të ruajtur një rritje të qëndrueshme dhe të fortë ekonomike.

Agjencia amerikane e Lajmeve AP publikoi një korrespondencë, ku thuhet se Azia mbetet ende fokusi i ekonomisë globale, megjithatë ky rajon po përballet me disa sfida. Kina po përpiqet të krijojë më shumë vende pune, për të pakësuar efektet negative që mund të ketë kriza e borxheve europiane.

Gazeta meksikane "Financier" publikoi një artikull, ku thuhet se fjalët e Hu Jintao-s tregojnë që Kina do të përpiqet në përparimin e APEK-ut, në balancimin e ekonomisë rajonale dhe në mëkëmbjen e ekonomisë globale. Të gjitha këto kanë treguar qëndrimin përgjegjës të Kinës. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China