Kina i kërkon palës japoneze të shfuqizojë vendimin e gabuar për të ashtuquajturën "blerje të ishujve Diaoyu", u shpreh të martën në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei.
Z. Hong i tha këto duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me vizitën në Pekin të një funksionari të Ministrisë së Jashtme të Japonisë për konsultime urgjente me palën kineze.
(Çan Jean/Artani)