PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Renminribao": Me ishujt Diaoyu nuk mund të bëhet pazar
2012-09-11 20:37:45 CRI Komenti juaj Printoni
Në kryeartikullin e gazetës kineze "Renminribao" të së martës me titull "Me ishujt Diaoyu të Kinës nuk mund të bëjnë pazar të tjerët" vihet në dukje se ishujt Diaoyu janë që nga lashtësia pjesë territoriale e Kinës. Qeveria japoneze shpalli të hënën blerjen e këtyre ishujve, gjë që përbën shkelje serioze të sovranitetit territorial të Kinës. Lidhur me këtë qeveria dhe populli kinez shprehin kundërshtimin e vendosur dhe protestën e ashpër. Sado që të mundohet qeveria japoneze, ajo nuk mund ta fshehë dot thelbin e një veprimi të tillë, që përbën bërje pazar me gjërat që u takojnë të tjerëve.

  Në kryeartikull thuhet gjithashtu se veprimi i gabuar i Japonisë me ishujt Diaoyu është mohim dhe sfidë ndaj luftës antifashiste botërore. Qeveria dhe populli kinez do të mbrojnë me vendosmëri sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit dhe e kanë aftësinë për ta bërë një gjë të tillë, vijon kryeartikulli i "Renminribao"-s, duke përfunduar se çdo orvatje e Japonisë lidhur me ishujt Diaoyu do të përfundojë me dështim. (Vera/Artani) 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China