Z. Li theksoi se qëndrimi i Japonisë lidhur me problemin e ishujve Diaoyu është mohim i hapur i fitores së luftës botërore kundër fashizmit dhe sfidë e rëndë ndaj rendit ndërkombëtar të pasluftës. Të gjitha vendet dhe popujt që e duan paqen e drejtësinë nuk mund ta pranojnë një qëndrim të tillë.
Numri dy i qeverisë kineze vuri në dukje gjithashtu se më 11 shtator paradite qeveria japoneze dhe të ashtuquajturit "pronarë" të ishujve Diaoyu nënshkruan "Kontratën për blerjen e ishujve", çka cenon rëndë sovranitetin territorial të Kinës. Pekini i ka paraqitur palës japoneze pakënaqësinë e thellë dhe protestën e ashpër lidhur me një gjë të tillë. (Du/Artani)


















