PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ishujt Diaoyu, ushtria: "Të drejtë për të marrë masat përkatëse"
2012-09-11 16:47:15 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Mbrojtjes e Kinës protestoi ashpër për vendimin e qeverisë japoneze për shtetëzimin e ishujve Diaoyu dhe shtoi se rezervon të drejtën për të marrë masat përkatëse.

Zëdhënësi Geng Yansheng u shpreh autoritetet ushtarake kineze shprehin kundërshtim dhe protestojnë ashpër ndaj këtij vendimi.

Geng shtoi se të hënën, nuk u përfill kundërshtimi i fortë i palës kineze dhe qeveria japoneze shpalli të "blerjen" e ishujve Diaoyu dhe ishujt përreth, për të realizuar "shtetëzimin".

"Veprimi i qeverisë japoneze shkel sovranitetin territorial të Kinës, ndërsa ushtria kineze shpreh kundërshtim dhe proteston fort për këtë", shtoi Geng.

Ministria e Mbrojtjes theksoi vendosmërinë e qeverisë dhe ushtrisë kineze për të mbrojtur sovranitetin territorial.

"Ne po vështrojmë zhvillimin e çështjes, dhe rezervojmë të drejtën për të marrë masa", tha Geng. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China