PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur tërësinë e vet territoriale
2012-09-10 20:21:21 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh në një konferencë shtypi të organizuar të hënën në Pekin se pala kineze po i ndjek nga afër zhvillimet lidhur me çështjen e ishujve Diaoyu dhe në kohën e duhur do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit.

Sipas medieve, po atë ditë pasdite qeveria japoneze vendosi për të zbatuar politikën e shtetëzimit të ishujve Diaoyu. Lidhur me këtë, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha:

"Që nga lashtësia ishujt Diaoyu janë pjesë territoriale e Kinës dhe Kina ka dëshmi të mjaftueshme historike dhe ligjore. Çfarëdo nisme e ndërmarrë nga pala japoneze është e paligjshme dhe e pavlefshme dhe pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet dhe në kohën e duhur do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin territorial të vendit." (Vera/Artani)    

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China