Kryeministri Wen Jiabao përsëriti të hënën se ishujt Diaoyu janë pjesë territoriale e Kinës dhe se qeveria dhe populli kinez nuk do të bëjnë asnjë lëshim përsa i përket çështjes së sovranitetit të tyre.
Wen e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Universitetin e Punëve të Jashtme të Kinës.
Ai tha para studentëve se qeveria dhe populli kinez çmojnë më shumë se kushdo tjetër sovranitetin shtetëror dhe dinjitetin kombëtar.
"Edhe kur kemi qënë në gjendje shumë të vështirë, ne nuk e kemi ulur asnjëherë kokën", deklaroi Wen Jiabao. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)


















