Presidenti kinez Hu Jinatao takoi homologun rus Vladimir Putin në Vladivostok të premten për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje të tjera në interes të përbashkët.
Të dy liderët u takuan në anekset e takimit të përvitshëm ekonomik të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë dhe Paqësorit (APEC).
Hu tha se dëshiron të ketë një shkëmbim idesh me zotin Putin se si të promovohet partneriteti strategjik gjithëpërfshirës dhe koordinimi mes të dy vendeve dhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.
"Unë e mirëpres një takim të suksesshëm të APEC-ut që do të kryesohet nga presidenti Putin," shtoi ai.
Zoti Putin tha se marrëdhëniet ruso-kineze kanë arritur një nivel të lartë falë kontributit personal të zotit Hu, i cili ndër të tjera do të jetë edhe referuesi i parë në samitin e APEC-ut. (Leftion Peristeri)