PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria përgatit projektet për të përfituar kredinë
2012-09-07 12:33:10 CRI Komenti juaj Printoni

Zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Selim Belortaja tha në Pekin se qeveria e Tiranës po punon për konkretizimin e fazës së re të bashkëpunimit ekonomik me Kinën, duke përpiluar listën e projekteve.

Deklaratat ai i bëri për Radion e Jashtme të Kinës pas takimit koordinues të Sekretariatit të Bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës Qendrore dhe Lindore, i cili u themelua zyrtarisht të enjten në Pekin.

"Qeveria shqiptare e ka marrë me shumë seriozitet zbatimin e kësaj nisme. Ne e vlerësojmë atë si një platformë që do të sjellë një moment të ri në marrëdhëniet, kryesisht ekonomike midis dy vendeve tona, por edhe në fusha të tjera. Dhe me këtë vlerësim shumë serioz, po punojmë për të krijuar listën e prioriteteve që do të përfshijmë në të ardhmen", tha zv/ministri i Jashtëm shqiptar Selim Belortaja.

Kina është angazhuar që të thellojë bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë, me dhënien e kredisë me vlerë 10 miliardë dollarë.

Kina ka akredituar mbi 30 misione për nxitjen e investimeve në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Në të njëjtën kohë është në përgatitje e sipër Komisioni Këshillues i Kinës, i përbërë nga ekspertë të fushës.

Vendet që morën pjesë në takimin e Pekinit përfshijnë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Maqedoninë, Malin e Zi, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe Slloveninë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China