Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao u takua në Vlladivostok të Rusisë me homologun vietnamez, Truong Tan Sang, ku diskutuan për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh.
Pas normalizimit të marrëdhënieve kino-vietnameze, dy vendet kanë nisur bashkëpunimin e gjithanshëm, përfshirë atë ekonomiko-tregtar, kulturor dhe tekniko-shkencor. Gjatë tetë viteve, Kina u bë partnerja më e madhe tregtare e Vietnamit.
Në vitin 2011 kryetari Hu Jintao dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trọng shkëmbyen mendime lidhur me zgjidhjen e çështjeve të hapura në Detit Jugor të Kinës dhe nënshkruan marrëveshjen në parim. (Vera/ Ardi Pulaj)