PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryetari kinez Hu Jintao mbërrin në Vladivostok
2012-09-06 16:43:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao mbërriti të enjten në Vladivostok të Rusisë Lindore, ku do të marrë pjesë në takimin e 20-të jozyrtar të liderëve të APEK-ut (Samiti i Bashkëpunimit Ekonomik i Azisë dhe Paqësorit).

Siç mësohet, këtë herë, kryetari Hu Jintao do të shtjellojë qëndrimet e Kinës mbi zhvillimin ekonomik të rajonit të Azi-Paqësorit dhe botës, çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë samit, si dhe të ardhmen e APEK-ut, si një organizatë me histori 20-vjeçare.

Krahas kësaj, në samitin industrial-tregtar pranë këtij takimi, Hu Jintao do të mbajë një fjalim me temën "Forcimi i Ndërtimit të Infrastrukturës, Realizimi i Rritjes së Vazhdueshme", në të cilin do të shpjegojë opinionin e Kinës mbi ndërtimin e infrastrukturës.

APEK-u ka 21 vende anëtare, përfshirë Kinën, SHBA-në, Rusinë dhe Japoninë. Këto vende përbëjnë afro 56 për qind të GDP-së të mbarë botës dhe luajnë një rol kyç në ekonominë globale. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China