Ndihmës ministri i Jashtëm i Kinës, Ma Zhaoxu tha se anëtarët e APEK-ut duhet të shtojnë shkëmbimin e informacioneve dhe të krijojnë një sistem të parandalimit të rreziqeve.
Deklarata u bë gjatë takimit ministror të APEK-ut në Vlladivostok të Rusisë.
Ma Zhaoxu tha gjithashtu se qeveria kineze i kushton rëndësi të veçantë parandalimit të katastrofave natyrore.
Për të forcuar më tej bashkëpunim ndërkombëtar në këtë drejtim, pala kineze sugjeron që anëtarët të shtojnë shkëmbimin e informacioneve dhe t'i kushtojnë më shumë vëmendje kualifikimit të specialistëve. (Vera/ Ardi Pulaj)