Kina vlerësohet si mundësia më e mirë për rritje në rajonin e Azi-Paqësorit, u shpreh të mërkurën Këshilli i Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit (PECC) pranë APEK-ut.
Sipas një sondazhi të kryer më 12-16 qershor të këtij viti me 537 opinionbërës, tregjet në zhvillim, veçanërisht Kina, besohet se do të jenë lokomotivat e ekonomisë rajonale dhe globale gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i PECC-së Eduardo Pedrosa.
"75 për qind e të pyeturve zgjodhën Kinën si mundësinë numër një për rritjen e të gjithë rajonit, pasuar nga Indonezia dhe India," u shpreh Pedrosa, duke cituar shifra nga një raport vjetor i PECC-së.
Ndërkohë, rreth 50 për qind e pjesëmarrësve në sondazh e vlerësuan ngadalësimin ekonomik të Kinës si një rrezik për rritjen rajonale, tha Pedrosa. (Artani)