PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Van Rompui e ministri grek i Financave vizitojnë Gjermaninë për krizën
2012-09-05 13:39:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Këshillit Europian Herman Van Rompui dhe ministri grek i Financave Janis Sturnaras bënë vizita të martën në Berlin për të zhvilluar konsultime me qeverinë gjermane lidhur me krizën e borxheve.

Sipas njoftimeve, qeveria e Gjermanisë ka rezerva lidhur me planet e Komisionit Europian për krijimin e një mekanizmi rregullator bankar të integruar të BE-së.

Ndërkaq, gjatë takimeve të veçanta që zhvilluan me ministrin e Financave të Greqisë Sturnaras, homologu i tij gjerman Volfgang Shojble dhe ministri i Jashtëm Guido Vestervele ritheksuan se Athina duhet të zbatojë plotësisht planin mbi politikat e kursimit dhe të reformës për të cilat është rënë dakord me institucionet ndërkombëtare të ndihmës.

Sipas marrëveshjes përkatëse, gjatë dy vjetëve të ardhshëm Greqia duhet t'i shkurtojë me afro 11.5 miliardë euro shpenzimet buxhetore, por qeveria helene shpreson që afati i kryerjes së shkurtimeve të shtyhet edhe me dy vjet të tjera, deri në vitin 2016.

(Çan Jean/Artani)

  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China