Kina: Ndërkombëtarët duhet të këmbëngulin në zgjidhjen politike për Sirinë
Në një konferencë shtypi të organizuar të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh se gjendja aktuale e Sirisë po përkeqësohet. Për këtë, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë më i vendosur për zgjidhjen politike të problemit të Sirisë.
Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara dhe i Lidhjes Arabe mbi çështjen e Sirisë, Lakhdar Brahimi, u shpreh se zgjidhja e problemit të Sirisë nëpërmjet rrugës diplomatike është pothuajse “e pamundur” dhe veprimet që ndërmerr komuniteti ndërkombëtar për të ndalur dhunën në Siri janë tepër të kufizuara.
Lidhur me këtë qendrim, pala kineze është gjithmonë e mendimit se dialogu politik është mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës në Siri.
Hong Lei shtoi se pala kineze nuk është dakord që të zbatohet ndërhyrja ushtarake ndaj Sirisë. (Du/Albana)