Australia premtoi t'i dhurojë 10 milionë dollarë Jordanisë për të ndihmuar financiarisht vendin që po përpiqet të ndihmojë refugjatët sirianë.
Premtimi erdhi pas thirrjes së përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Jordanisë. Deri tani mendohet se Jordania po strehon 180 mijë refugjatë.
Guvernatori Australian, gjenerali Quentin Bryce.
"Ne ndiejmë keqardhje. Australia ka kontribuar me 20 milionë dollarë australianë (10 milion USD) fonde për të mbështetur njerëzit. Australianët duan të dinë për këtë."
Bryce ka zhvilluar takime me mbretin e Jordanisë Abdullah, me të cilin ka diskutuar krizën siriane. (Leftion Peristeri)