Një nga reaktorët bërthamorë të Iranit arriti të punojë me kapacitet të plotë, për herë të parë. Zv/shefi i programit atomik iranian, Mohammad Ahmadian tha se reaktori, i cili ndodhet në centralin Bushehr, në jug të vendit, arriti të prodhojë 1,000 megavatë.
"Që nga nisja nga puna e centralit në Bushehr, janë prodhuar 1,250 miliardë kilovat-orë energji", tha ai.
Reaktori, i ndërtuar me asistencën ruse nisi nga puna vitin e kaluar. (Ardi Pulaj)