Një shpërthim që ndodhi të dielën në qendër të Damaskut, shkaktoi katër të plagosur dhe dëmtoi një numër automjetesh dhe ndërtesash aty pranë.
Sipas një dëshmitari, ngjarja ndodhi në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes, selisë së Partisë Socialiste Arabe "Baath" dhe një kazerme të trupave qeveritare. Deri më tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë shpërthim.
Gjendja e sigurisë në kryeqytetin sirian po përkeqësohet dita-ditës dhe në mjaft zona të tij janë regjistruar një numër i madh sulmesh e shpërthimesh.
Po të dielën herët në mëngjes, në periferinë e Damaskut një makinë-bombë shkaktoi vdekjen e 15 vetave. Ndërsa të shtunën, po nga shpërthimi i një makine-bombë të parkuar para një spitali ushtarak, një mjek që punonte aty humbi jetën. (Wang Xianya/Artani)