Kryeministri sirian deklaroi se vendi i tij është vënë në shënjestër të "terrorizmit të organizuar" me mbështetjen e disa vendeve.
Wael al- Halki i bëri komentet e tij gjatë pjesëmarrjes në samitin e Lëvizjes së të Paangazhuarve në Teheran.
Halki tha zgjidha e krizës siriane mbështetet tek thirrja e komunitetit ndërkombëtar për dialog.
Në të njëjtën kohë, fjalimi presidentit egjiptian Mohamed Morsi në ceremoninë e hapjes së samitit, ngjalli protesta nga qeveria siriane.
Morsi i tha samitit se është një detyrim për të mbështetur opozitën siriane.
Në përgjigje, ministri i Jashtëm sirian Walid al-Moallem tha se fjalimi i Morsi-ut do të shtojë gjakderdhjen në vend.
"E para dhe mbi të gjitha, Egjipti nuk është ndonjë shembull demokracie në botën arabe dhe duke ia lejuar vetës të ndërhyjë në punët e brendshme të Sirisë është krejtësisht e papranueshme. Prandaj unë shpresoj se ai do të ndalojë përfshirjen në çështje të tilla sepse populli sirian po derdh gjakun e tij për shkak të ndërhyrjes së huaj." tha Moallem. (Leftion Peristeri)