PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
IAEA: Irani zotëron më shumë centrifuga
2012-08-31 09:49:46 CRI Komenti juaj Printoni

Irani nuk e ka ndaluar ende pasurimin e uraniumit ndërsa numri i centrifuga nëntokësore për procesin e pasurimit është dyfishuar pas muajit maj, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të enjten në Vjenë. Më pas zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney theksoi se ka ende kohë dhe hapësirë për zgjidhjen diplomatike të problemit bërthamor të Iranit.

Sipas IAEA-s, në muajin maj, numri centrifugave të instaluara në Fordoë të Iranit ishte 1064 dhe tani ky numër është shtuar në 2140. Deri tani, Irani ka zotëruar 189 kilogram uranium të pasuruar, ndërsa në maj janë shtuar edhe 44 kg.

Për këtë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Carney u shpreh se zgjidhja diplomatike mbetet ende mundshme, por pritja nuk mund të jetë e pafundme.

Ai shtoi se SHBA-ja po studion hollësisht raportin e IAEA-s dhe ndërsa theksoi se Uashingtoni ka aftësi të kontrollojë imtësisht instalimet bërthamore në Iran. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China