Kryetari i shtetit i Kinës, Hu Jintao do të marrë pjesë në takimin informal të udhëheqësve të APEK-ut (forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit), i cili do të organizohet në fillim të shtatorit në Rusi.
Lajmi u bë i ditur të enjten nga ndihmës-ministri i jashtëm, Ma Zhaoxu, i cili tha se Kina i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit në kuadër të APEK-ut. Sipas tij, me zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe me hapjen e vazhdueshme, Kina synon të forcojë rolin dhe investimet e saja.
"Që nga themelimi 20 vjet më parë, APEK-u ka luajtur një rol të jashëzakonshëm në krijimin e lehtësirave tregtare, investimet dhe për forcimin e integritetit ekonomik të këtij rajoni. Kryetari i shtetit i Kinës ka marrë pjesë në çdo takim", tha Ma Zhaoxu. (Du/ Ardi Pulaj)