PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, qeveria merr masa për krizën ekonomike
2012-08-29 19:29:54 CRI Komenti juaj Printoni

Trazirat në Siri vijojnë prej 17 muajsh dhe situata ekonomike është përkeqësuar edhe më shumë, duke pasur parasysh edhe sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe Lidhjes Arabe.

Si probleme kryesore renditen mungesa e lëndëve djegëse, rezervës valutore, inflacioni i lartë, ulja e eksporteve dhe përqindja e lartë e papunësisë.

Përballë trysnisë së brendshme dhe të jashtme, qeveria siriane po merr disa masa për kapërcimin e krizës.

Për të garantuar energjinë, Siria ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, në bazë të së cilës do të shkëmbejë naftën bruto me atë të përpunuar. Ndërkohë, gazi natyror do të importohet nga Venezuela.

Përsa i përket tregtisë së jashtme, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Iranin, janë ulur taksat doganore, duke lehtësuar hyrjen e produkteve siriane në tregun iranian.

Që nga qeshori, kur u formua qeveria e re siriane, vendi nisi të kërkojë ndihmë financiare dhe kredi nga vendet me të cilat ruan marrëdhënie të mira, nëpërmjet rrugëve të kufizuara diplomatike.

Sipas analistëve sirianë, pavarësisht krizës ekonomike, prodhimet bujqësore të Sirisë pritet të jetë në nivel normal dhe me ndihmën e vendeve si Rusia dhe Irani, do të shmanget falimentimi i ekonomisë. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China