Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun ka dënuar ashpër sulmet në Daraja të Sirisë, bëri të ditur të hënën Martin Nesirky, zëdhënësi i kreut të OKB-në, në Nju-Jork. Nesirky shtoi gjithashtu se zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së po bën hetimet përkatëse mbi këtë çështje.
Nga sulmet në Daraja, qytet pranë Damaskut, kanë gjetur vdekjen qindra civilë të pafajshëm.
Televizionet e Sirisë kanë transmetuar të dielën pamjet e përgjakshme të banesave e banorëve të thjeshtë pas sulmeve në Daraja. Vendasit thanë se sulmet nga personat e armatosur kanë shkaktuar humbje të mëdha. Opozita siriane ka akuzuar qeverinë se ka kryer masakrën më të rëndë në Daraja. (Jiang Lei/Albana)