Shefi i sigurisë kombëtare iraniane Alaeddin Boroujerdi ndodhet në Siri për një vizitë dyditore.
Boroujerdi tha se Irani po shpreson të ofrojë një nismë të re për nisjen e dialogut mes qeverisë siriane dhe opozitës.
"Pranimi i dialogut nga qeveria siriane është një shenjë pozitive. Nëse opozita dhe vendet që po e mbështesin atë me armë do të pranonin një zgjidhje politike për krizën siriane, dialogu do të mbahet."
Boroujerdi tha se nisma e Iranit do të diskutohet gjatë 'Samitit të të Paangazhuarve' që mbahet në Teheran.
Ndërkohë, gjatë vizitës së tij në Damask, shefi i sigurisë kombëtare iraniane u takua edhe me zëvendëspresidentin Farouq al-Sharaa.
Kjo ishte shfaqja e parë në publik e Sharaas për javë të tëra, duke i dhënë fund zërave të opozitës së ai kishte dezertuar nga qeveria e presidentit Assad. (Leftion Peristeri)