PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjermania dhe Franca e nxitin Athinën të vijojë reformat
2012-08-24 09:04:35 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe të Francës kanë publikuar deklarata të reja, ku i bëjnë thirrje Greqisë të mbajë premtimin për reformat.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua të enjten në Berlin me presidentin francez Fransua Holand, një ditë përpara vizitave të kryeministrit grek Antonis Samaras në Gjermani dhe Francë.

Kancelarja Merkel u shpreh:

"Për mua është e rëndësishme që ne të gjithë t'u qëndrojmë angazhimeve tona dhe, mbi të gjitha, të presim se si do të jetë raporti i Trojkës. Por ne do ta nxitim Greqinë të vazhdojë rrugën e saj drejt reformës, çka ka kërkuar shumë nga populli grek ".

Presidenti francez Fransua Holand thekson se ai dhe znj. Merkel dëshirojnë që Greqia të mbetet pjesë e Eurozonës:

"Kjo është ajo që kemi thënë që prej fillimit të krizës. U takon grekëve të bëjnë përpjekjet e nevojshme që ta arrijmë këtë objektiv."

Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras është përpjekur të sigurojë një shtyrje 2-vjeçare të afatit të zbatimit të reformave, që janë kushti për të marrë paratë e ndihmës. Por qeveria gjermane nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë.

Ekspertët e Trojkës - Bankës Qendrore Europiane, Komisionit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar - pritet të kthehen në Greqi muajin e ardhshëm për një auditim të mëtejshëm. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China