PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia: Qeveria siriane, e gatshme për dialog me opozitën
2012-08-22 09:27:20 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria siriane ka pranuar të nisë menjëherë dialogun me opozitën për të nxitur zgjidhjen politike të krizës në vend. Kështu u bë e ditur në një deklaratë të publikuar të martën nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë pas takimit midis kryediplomatit rus Lavrov dhe zv.kryeministrit sirian Kadri Xhamil.

Në takim Lavrovi u shpreh se vënia në jetë e konsensusit të arritur në takimin e Gjenevës është e vetmja rrugë për përfundimin e krizës në Siri. Kurse Xhamili i tha medies se dorëheqja apo jo e presidentit Bashar al-Asad mund të diskutohet vetëm me anë të dialogut kombëtar dhe se detyrimi me forcë nga vendet perëndimore vetëm sa do të krijojë "një shembull shumë të rrezikshëm".

Ndërkohë, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Viktoria Njuland u shpreh po më 21 gusht që ShBA-ja vijon të jetë e mendimit se, sa më shpejt të japë dorëheqjen Asadi, aq më shumë mundësi do të ketë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme.

Tani trupat qeveritare siriane dhe kryengritësit e armatosur po vijojnë luftimet në kryeqytetin Damask, si edhe në Halab, Homs etj. Sipas të dhënave të OKB-së, lufta në Siri ka shkaktuar afro 1 milion refugjatë, dhjetëra mijë prej të cilëve janë larguar për në vendet fqinje. (Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China