Qeveria e Hong-Kongut publikoi më 21 gusht një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të saj, ku bëri të ditur që rreth orës 8 të mbrëmjes të po asaj dite, anija "Qifeng 2" me grupin e dytë prej shtatë aktivistësh kinezë të çështjes së ishujve Diaoyu, u kthye në ujërat e Hong-Kongut.
Deklarata thekson se ishujt Diaoyu kanë qenë pjesë territoriale e Kinës, ndaj është e paligjshme dhe e pavlefshme ndalimi nga Japonia i shtetasve nga Kina kontinentale dhe Hong-Kongu.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se autoritetet e Hong-Kongut i kanë kushtuar rëndësi të madhe kësaj çështjeje dhe kanë zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionarit të Ministrisë së Jashtme të Kinës në Hong-Kong. Organet përkatëse të Hong-Kongut dhe personeli i ambasadës kineze në Japoni siguruan të gjithë ndihmën e mundshme për personat e ndaluar. (Wang Xianya/Artani)


















