Brahimi u emërua të zëvendësojë ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, si i dërguari i posaçëm për paqen në Siri, të premten.
Diplomati i lartë algjerian u shpreh se asnjë ndërmjetës nuk do të sjellë paqen në Siri pa përpjekjet e vetë popullit sirian:
(Soundbite/0820 Brahimi 1, English)
"Paqja do të vendoset nga vetë populli sirian. Në fund të fundit, nuk janë as ndërmjetësi e as Këshilli i Sigurimit ata të cilët do të sjellin paqen në Siri. Është vetë Siria."
Ai gjithashtu shtoi se ndërhyrja ushtarake nuk është pjesë e planit.
Brahimi, i cili ka qenë për një kohë të gjatë diplomat i OKB-së, ndihmoi në negociatat për fundin e luftës civile në Liban dhe ka punuar gjithashtu si i dërguar i posaçëm në Afganistan, Irak dhe Haiti. (Albana)