Kina ka theksuar qëndrimin e saj objektiv dhe të drejtë mbi problemin e Sirisë. Lajmi u bë i ditur nga z. Dai Bingguo, anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës.
Në një intervistë për gazetën ruse "Rossiskaya", para nisjes së tij për në raundin e 7-të të bisedimeve mbi sigurinë Kinë-Rusi, z.Dai u shpreh se pala kineze kundërshton terrorizmin e çdo forme dhe përdorimin e dhunës ndaj civilëve të pafajshëm.
"Kina respekton zgjedhjen e popullit sirian dhe nuk dëshiron të favorizojë asnjërën nga palët. Ajo që Kina kundërshton është ndërhyrja e ndonjë vendi në punët e saj të brendshme. Pala kineze dëshiron të forcojë shkëmbimet dhe koordinimin me palët e ndryshme, duke vazhduar të përkrahë OKB-në të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e drejtë të problemit të Sirisë," u shpreh Dai Bingguo, anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës
(Çan Jean/Albana)