Përfaqësues të medieve nga Rusia, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Polonia dhe Hungaria, morën pjesë të hënën në seminarin e medieve të Europës Lindore, organizuar nga Radio e Jashtme e Kinës.
Zv-kryeredaktori i radios Ma Bohui tha gjatë seminarit se Kina i kushton vëmendje zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor me Rusinë dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Seminari i këtij viti ka për qëllim që të krijojnë një sistem të gjatë të bashkëpunimi.
"Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me mediat kryesore është shumë i rëndësishëm, jo vetëm është në favor të marrjes së lajmeve me shpejtësi, por edhe në favor të rritjes së cilësisë së programeve', tha zoti Ma.
Nëndrejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, drejtori i Radios së Tiranës, Martin Leka, tha gjatë seminarit se bashkëpunimi i Radio Tiranës me Radion e Jashtme të Kinës u ka sjellë dëgjuesve shumë informacione që ata nuk i dinin në të kaluarën, duke marrë edhe reagime nga dëgjuesit. (Vera/Leftion Peristeri)