PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, kundër zbarkimit japonez në ishullin Diaoyu
2012-08-19 19:55:47 CRI Komenti juaj Printoni
Në mbarë Kinën janë zhvilluar protesta pas njoftimeve të medieve japoneze se dhjetë aktivistë kanë zbarkuar në ishullin Diaoyu.

Njerëzit dolën në rrugët e Guangzhout, Shenzhenit, Shenyangut, Hangzhout, Harbinit dhe Qingdaos, në mëngjesin e së dielës, duke protestuar kundër zbarkimit të aktivistëve japonezë në ishullin Diaoyu.

Në Guangzhou, rreth 100 protestues u mblodhën përpara Konsullatës së Përgjithshme të Japonisë. Protestuesit valëvitën flamurin kinez dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej: "Mbrojmë sovranitetin e Kinës mbi ishujt Diaoyu".

Gjithashtu protestuesit bërtisnin: "Japoni, largohu nga ishulli Diaoyu!"

Në Shenzhen, protestuesit ishin rreth 1000. Ata marshuan në rrugët kryesore të qytetit.

Në të gjitha qytetet kineze protestat e së dielës në mëngjes kanë qenë të qeta dhe paqësore. Ndërkohë policia ka ndjekur nga afër zhvillimin e tyre. (Leftion Peristeri)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China