"Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, është i nderuar të që së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe të shpallë emërimin e zotit Lakhdar Brahimi, si të dërguarin e tyre të Posaçëm në Siri", thotë një deklaratë.
Brahimi, 78 vjeç, ka qenë ministri i Jashtëm i Algjerisë nga viti 1991 deri në vitin 1993 dhe më pas iu bashkua Kombeve të Bashkuara në vitin 1994, ku ka mbajtur duda detyra të larta. Ai doli në pension në vitin 2005.
"Dhuna dhe vuajtjet duhet të përfundojnë në Siri", vazhdon deklarata. "Sekretari i Përgjithshëm çmon gatishmërinë e zotit Brahimi me talentin dhe eksperiencën e tij të konsiderueshme në këtë detyrë të rëndësishme për të cilën ai do të ketë nevojë dhe me të drejtë pret mbështetjen e fortë, të qartë dhe të unifikuar të bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Sigurimit."
Ban Ki-moon përsëriti gjithashtu "mirënjohjen e tij të thellë" për përpjekjet vetëmohuese të ish-sekretarit të përgjithshëm Kofi Anann dhe kontributit të tij për vendosjen e paqes në Siri. (Leftion Peristeri)