Kina protestoi pas njoftimit të disa deputetëve të krahut të djathtë tëkongresit japonez për të vizituar të shtunën në mbrëmje ishullin Diaoyu me qëllim mbajtjen e një ceremonie përkujtimore.
Ministria e Jashtme e Kinës ndërkohë thotë se i ka dërguar një notë proteste autoriteteve japoneze
Zëdhënësi Qin Gang tha se Pekini u kërkon autoriteteve japoneze që të ndalojnë sa më parë veprime që cenojnë sovranitetit territorial të Kinës.
"Kina ritheksoi se çdo veprim i njëanshëm i Japonisë ndaj ishullit Diaoyu është i paligjshëm, pa efekt dhe nuk mund të ndryshojë faktin se ishulli Diaoyu dhe ishujt përreth janë territori i Kinës", tha Qin. (Vera/Leftion Peristeri)


















