Zëdhënësi i MPJ-së kineze Qin Gang u shpreh të premten se të gjitha veprimet e njëanshme të Japonisë ndaj shtetasve kinezë janë të paligjshme dhe nuk kanë asnjë efekt.
Qin Gang i tha këto pasi Japonia vendosi që të lirojë kinezët e ndaluar.
Lidhur me ishujt Diaoyu, Qin Gang theksoi se qëndrimi i Kinës është i qartë dhe i vendosur dhe çdo veprim i njëanshëm ndaj shtetasve kinezë është i paligjshëm.
"Qeveria kineze po aktivizohet për të garantuar sigurinë dhe riatdhesimin e personave përkatës." thotë Qin Gang. (Jiang Lei/Albana)


















