Zëdhënësi i MPJ-së kineze, Qin Gang, bëri të ditur të enjten se punonjësit e ambasadës kineze në Japoni kanë vizituar 5 prej 14 kinezëve të ndaluar nga Japonia. Pas vizitës ata konfirmuan se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.
Mësohet se këta 5 të ndaluar janë dërguar si kontingjent i parë në Naha të Okinawa-s.
Qin Gang u shpreh gjithashtu se punonjësit e ambasadës kineze në Japoni po përpiqen të vizitojnë edhe 9 kinezët e tjerë, si dhe janë në bisedime me palën japoneze për lirimin e menjëhershëm të kinezëve dhe anijes. (Jiang Lei/Albana)


















