Zëdhënësi i MJK-së: Ishujt Diaoyu janë pjesë territoriale e Kinës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Qin Gang deklaroi të premten se ndalimi më 15 gusht nga pala japoneze i 14 shtetasve kinezë dhe i një anijeje kineze në ishujt Diaoyu dhe në hapësirën ujore rreth tyre përbën një kërcënim të rëndë ndaj sovranitetit territorial të Kinës. Gjatë ndalimit të anijes kineze, anijet japoneze kryen veprime të rrezikshme dhe qeveria kineze shpreh dënimin e protestën e ashpër për një gjë të tillë.
Z. Qin u shpreh se qeveria kineze rithekson se ishujt Diaoyu kanë qenë dhe janë që nga lashtësia pjesë territoriale e Kinës. Çdo masë që merr pala japoneze ndaj shtetasve kinezë është e paligjshme dhe e paefektshme dhe nuk mund ta ndryshojë faktin se ishujt Diaoyu i përkasin Kinës dhe as nuk mund të pengojë vullnetin e vendosmërinë e qeverisë dhe të popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit territorial të vendit.
Zëdhënësi i diplomacisë kineze shtoi se Pekini i kërkon palës japoneze të ndalojë veprimet që cenojnë sovranitetin territorial të Kinës dhe të kthehet në rrugën e drejtë të zgjidhjes së problemeve nëpërmjet konsultimeve, si edhe të mbrojë gjendjen e përgjithshme të marrëdhënieve midis dy vendeve me vepra konkrete. (Du/Artani)