PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini kërkon rifillimin e bisedimeve mes palëve në Siri
2012-08-16 19:47:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kina, nëpërmjet ministrit të jashtëm Yang Jiechi, nxiti qeverinë dhe opozitën siriane të rifillojnë sa më parë dialogun.

Yang takoi në Pekin të dërguarën e posaçme të presidentit të Sirisë, Bouthaina Shaaban.

Ministri gjithashtu e nxiti qeverinë siriane të zbatojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, planin me gjashtë pika të Kofi Ananit si dhe deklaratën e miratuar në mbledhjen e ministrave të Grupit të Aksionit mbi problemin e Sirisë.

"Qeveria siriane duhet të marrë edhe masa konkrete për të plotësuar kërkesat e arsyeshme të qytetarëve për reforma, në mbrojtjen e interesave të tyre", tha Yang Jiechi.

E dërguara e posaçme e Bashar al-Asadit, Bouthaina Shaaban tha se qeveria siriane është në favor të ndërmjetësimit ndërkombëtar, që do të ndihmojë në ndaljen e dhunës. Ajo u shpreh e gatshme për nisjen e dialogut me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të rikthyer stabilitetin në Siri. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China